Connect with us

Bota

Akar: Greqia duhet ta kuptojë që nuk fiton dot gjë me provokime

Publikuar

më

Hulusi Akar, së bashku me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Yaşar Güler dhe komandantët e forcave të Forcave të Armatosura Turke (TSK), bënë inspektime në anijen sulmuese amfibe shumëqëllimëshe “TCG Anadolu”, e cila është në proces ndërtimi në kantierin “Sedef Tersanesi” në Stamboll.

Në deklaratën që bëri këtu, ministri Akar tërhoqi vëmendjen në disa probleme në Egje, Mesdhe dhe Qipro.

“Ne jemi për zgjidhjen paqësore të këtyre problemeve brenda kornizës së ligjit ndërkombëtar, marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, duke biseduar dhe negociuar me fqinjët tanë grekë”,- tha ministri turk i Mbrojtjes.

Duke deklaruar se Greqia vazhdon provokacionet e saj ndaj punës së bërë deri më tani, Akar bëri këtë vlerësim:

“Me veprimet dhe deklaratat e tyre fqinjët tanë grekë po bëjnë të gjitha përpjekjet e mundshme për të provokuar dhe sabotuar këtë punë. Unë dua t’u rikujtoj atyre se kjo nuk është një rrugëdalje. Nuk është e mundur që ata të shkojnë gjëkundi me këto retorika, provokime dhe provokacione”.

Duke theksuar se Greqia nuk duhet të përpiqet t’i paraqesë problemet e saj me Turqinë si të ishin një problem midis Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), ndërmjet Turqisë dhe NATO-s apo mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian (BE), ministri Akar tha:

“Kjo nuk është e dobishme për askënd. Dëmi më i madh do të jetë për Greqinë, për popullin grek. Në histori ka plot shembujt të kësaj”- tha ai.

.

Shqipëri2 minutes ago

DOSJA/ Pastronin paratë e drogës nga Italia në Shqipëri, SPAK dërgon për gjykim 10 të pandehurit e grupit! (EMRAT)

Lajme26 minutes ago

Mickoski: Ekonomia po rritet, nafta është më e lirë se në shumë vende më të zhvilluara! BPV-ja do të kalojë 21 miliardë dollarë

Lajme1 hour ago

Nesër përfundon afati për apelimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së, BE e gatshme për konsultime për Ligjin e Speciales

Lajme2 hours ago

Durmishi u shpall luftë kredive të shpejta: Dënohen 18 kompani, detyrohen t’ua kthejnë paratë qytetarëve

Maqedoni2 hours ago

Dyshime për operacione të panevojshme në spitalet private: Nëntë nga 13 ndërhyrje rezultuan të pajustifikuara

Maqedoni2 hours ago

Kuvendi pritet të mbajë seancë urgjente për dhunën ndaj grave dhe femicidin

Maqedoni2 hours ago

Maqedonia ngec në rrugën drejt BE-së: Vetëm 3,8 pikë përparim në gjashtë vjet, Shqipëria dhe Mali i Zi ecin me hapa të shpejtë

Shqipëri3 hours ago

Shuhet në moshën 76-vjeçare mjeku Ylli Ziçishti, ish-deputet i PS në 2013-2017

Kosovë4 hours ago

Flamuri kuqezi dhe ai i UÇK-së vendosen edhe në ulëset e deputetëve të Listës Serbe – dikush i largon

Lajme4 hours ago

Protesta e 28 Nëntorit në Tiranë, Shqipëria përgatit listë të re me persona “Non Grata”?

Lajme4 hours ago

Dëshmitë në gjyqin për Lotarinë: Prokuroria nuk paraqet prova për përfshirjen e Artan Grubit

Maqedoni4 hours ago

Arrestohen gjashtë shtetas turq në Shkup për qëndrim të parregulluar

NA NDIQ NË FACEBOOK