Connect with us

Lajme

Abdixhiku: Kurtit i bëmë një kërkesë dhe një ofertë, pa SHBA nuk duhet të ketë dialog me Serbinë

Publikuar

Pas takimit të zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në kuadër të dialogut Kosovë Serbi, Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur se i ka paraqitur kreut të qeverisë një qartësim, kërkesë dhe ofertë.

Abdixhiku thekson se i ka theksuar kryeministrit se dokumentat që ka pasur qeveria e kaluar në lidhje me këtë çështje tashmë i ka të gjitha ai në fdotë.

“Biseduam për çështjen e dialogut. Kryeministri na njoftoi për qëndrimet dhe pritjet e tij, ndërkaq ne bëmë një qartësim një kërkesë dhe një ofertë. Qartësimi ishte për dokumentet e dorëzuara dhe rikonfirmuam se të gjitha dokumentet që i ka pasur qeveria e kaluar I janë dorëzuar kryeministrit. Bëmë një kërkesë për pozicionin politik që kjo qeveri duhet ta ketë dhe prezentojë dhe po e presim një pozicion të tillë.

Dhe bëmë një ofertë, ku i dorëzuam një dokument mbi pozicionin politik që ne mendojmë se Kosova duhet ta ketë. Ky dokument përmban parimet që duhet të mbrohen: Diskutimet mbi bazën e vendimit të GJND-së, mbrojtja e integritetit territorial dhe ruajtja e karakterit unitar dhe rendit kushtetues.Përderisa kryeministri e ka këtë dokument mund ta përdorë si platformë të tij. Përderisa vepron në bazë të saj, LDK është në rregull”, tha ai.

Abdixhiku foli edhe për pjesëmarrjen e SHBA-ve në dialog, pa të cilën ai tha se as nuk duhet të zhvillohet ky proces.

“Pjesëmarrja e SHBA-së në dialog është e pakontestueshme dhe pa pjesëmarrjen e saj as që duhet të ketë dialog. LDK është pjesë e dialogut dhe Kosova nuk ka nevojë për ekipë negociatore dhe për këtë ka vendim të Kushtetueses. Kurti e ka këtë obligim”, është shprehur ndër të tjera Abdixhiku.

.