Connect with us

Lajme

A rrezikohet Basha në zgjedhje? Lubonja: Rreziku më i madh është …

Publikuar

Teksa në 13 qershor do të zhvillohen zgjedhjet për kryetar të PD-së, Lulzim Basha do të garojë për këtë post përballë Fatbardh Kadillit, Edith Harxhit si dhe Agron Shehajt.

I ftuar në ‘Pikat mbi i’ në ‘News24’ analisti Fatos Lubonja parashtroi disa argumente nëse rrezikohet Basha përballë këtyre 3 kandidatëve. Ai tha se basha nuk rrezikohet nga këta kandidatë, por nga vetja e vetë.

“Kjo fjala ‘sa rrezikohet Basha?’ është interesante për t’u komentuar. Se mendoj se Basha rrezikohet nga këta kandidatë shumë. Do të mendoja se Shehaj mund t’i marrë më shumë vota në votim nga intuita. Por rreziku më i madh që ka Basha, e ka nga vetja e vetë. E para; sepse ajo që është karakteristike e liderëve tanë, rreziku më i madh i tyre. Edhe në terma afatgjata është moshapja ndaj të tjerëve, krijimi i një kulti, rrethimi me ‘yes man’ që të sigurojnë pushtetin por nuk të korrigjojnë gabimet e shumta që mund të bësh. Ky është rreziku kryesor që ka Basha, por edhe Ramës, i cili është drejt katastrofës. Kjo ka qenë edhe fatkeqësia e Enver Hoxhës që sundoi 50 vite, por e patë se ku e çoi Shqipërinë. Duhet të ketë zëra ndryshe, pasi janë interes për demokracinë. Basha këtë ka rrezikun kryesor, se sa do ta hapi partinë nesër. Unë mendoj se me këto zgjedhje ai mund t’i fitojë, nuk rrezikohet. Por rreziku është futorja e tij. Si do të menaxhojë fitoren e tij, sa do të jetë i hapur ndaj këtyre kandidatëve, sa do të hapë partinë.”, theksoi Lubonja.

NA NDIQ NË FACEBOOK