Connect with us

SKENA

A është ky çifti më i ri në Përputhen?

Publikuar

Duket se Ola dhe Murati do të jenë çifti i ri që do të dalin nga emisioni. Në takimin e tij me Olën, Murati e ka ftuar që të udhëtojnë drejt Turqisë për tu takuar me prindërit e tij.

Ajo nuk është menduar dy herë dhe i ka thënë se mund ta caktojë datën për të shkuar.

Ndërsa e pyeti se si do të merren vesh sepse nuk e flet as e kupton gjuhën turke, nisën batutat me Muratin.

Murati: Do të kisha shumë dëshirë të shkonim në Turqi, të takoje mamin, babin.

Ola: Caktoje ditën. Po si do merremi vesh?

Murati: Translate. Ti do flasësh, unë do them atë që duan të dëgjojnë ata.

Në takimin e Olës dhe Muratit ka nisur shiu dhe të dy nuk kanë hezituar që të kërcejnë me njëri-tjetrin.

Ola kishte veshur një fustan të zi, me një të çarë në këmbë, e cila duket se ka marrë vëmendjen e Muratit. Sapo u ngritën, ai vendosi menjëherë dorën në fustanin e saj me qëllim që ta mbyllte dhe më pas nisi të kërcente e ta përqafonte Olën, duke i dhuruar edhe puthje.

Advertisement

NA NDIQ NË FACEBOOK