OP / ED
A e paska vra “lopa” ime tënden? – nga Naim Sinani

A e paska vra “lopa” ime tënden? Meqë kryeministri Zaev po merret me sport, konkretisht paska mospajtime me kreun e FFM-së Sejdini, por po thot se nuk është i ngarkuar etnikisht, atëherë parashtrihet pyetja: a është pyetur kryeministri për pozitën e klubeve shqiptare në sportet tjera, ku krerët e federatave nuk janë shqiptar? Ta zëmë në basketbollo, apo hendboll, pse klubet dhe sportistët shqiptar pragun e kan te liga e dytë? Apo shqiptarët janë të pa talentuar për këto sporte dhe paskan talent vetëm në futboll ku mbajnë tre vendet e para në tabelë?! A e din kryeministri se referët, natyrisht me urdhër ose lejen e federatës, vendosin se kush e fiton ndeshjen, sidomos kur është në pyetje kualifikimi në rang më të lartë? Nëse kryeministri me të vërtetë dëshiron drejtësi në sport, mund të thërras ekspert të basketbollit, por të pa ngarkuar etnikisht dhe ti shikoj ndeshjet e fundit të ligës së dytë në basketboll të KB “Shkupi” me “Vodnosans” dhe KB “Çair” me “Angeli” për kualufikim në ligën e parë dhe fare lehtë mund të konstatohet se referimi skandaloz e vendosi fituesin. Pikërisht për shkak të referimit skandaloz, para dy vitesh është larguar nga garimi në ligën e dytë KB “Liria”. Kryeministër nuk e di, a e ke dëgjuar tregimin me përleshjen e lopëve, por nuk është e drejtë të shohim në “Kuran” vetëm kur lopa jote e vret lopën time, apo të thirremi në ligj vetëm për Sejdinin e jo edhe për… Kryeministër kontrollo edhe kryesitë, referët dhe të punësuarit nëpër federata dhe shihe gjendjen etnike.






















