Lajme
A do të ketë dasma këtë verë? Qeveria vendos nesër

Edhe më tej mbetet e pasigurt nëse do të lejohen ose jo të mbahen dasmat dhe ahengjet e tjera nëpër restorane dhe në ambiente të mbyllura.
Qeveria nesër do të vendos për masat mbrojtëse dhe restriktive, por nuk dihet nëse në rend dite do të jetë edhe kërkesa e gastronomëve të cilët për javë të tëra kanë protestuar edhe para Qeverisë.
Komisioni për sëmundje ngjitëse, në mbledhjen e mbajtur mëngjesin e sotëm, ka sjellë vendim që të mbeten në fuqi masat aktuale restriktive. Ora policore edhe më tej do të fillojë nga mesnata dhe do të zgjasë deri në ora 04:00 të mëngjesit, ndërsa lokalet do të mund të punojnë deri në ora 23:00.














