Connect with us

Lajme

A do ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut? Rama flet për negociatat

Publikuar

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ministrin gjerman për Europën Michaek Roth, kreu i qeverisë, Edi Rama u pyet nga gazetarët nëse Shqipëria do të ndahej apo do të mbahej ”peng”, nga ngërçi midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Rama u shpreh se reformat në Shqipëri realizohen për të përpirësuar jetën e shqiptarëve, jo vetëm sepse kërkohen nga Brukseli dhe Bashkimin Europian. Ndër të tjera, Rama tha se edhe nëse Shqipërisë nuk i hapen negociatat edhe kësaj rradhe, qeveria shqiptare do të vijojë punën që ka nisur me reformat.

Deklarata e Ramës:

“A duhet të ndahet Shqipëria nga M. Veriut? Dera na u tha që do hapej, por nuk është hapur. Edhe nëse dera nuk do hapet, unë nuk do je më shqetësuar siç isha kur nuk u hap herën e parë dhe as herën e dytë. Sepse besoj shumë që ky është një proces që lidhet në radhë të parë me ne, vendin tonë dhe fëmijët tanë. Ne nuk i bëjmë reformat, sakrificat, se na i kërkojnë në Berlin, Paris apo Bruksel. Ne i bëjmë sepse kjo është gjëja e duhur për Shqipërinë dhe shqiptarët. Ne do të arrijmë që t’i japim fëmijëve tanë Shqipërinë Europiane që funksionon njësoj si çdo vend i BE-së.

Se çfarë ndodh me njohjen e punëve të bërë nga ne, kjo nuk është puna ime. Kjo është puna e të zotëve të asaj shtëpie. Ndahet apo bashkohet njëri me tjetrin, kjo nuk është çështja jonë, por e BE-së. Vendimmarrja lidhet me çfarë duan të bëjnë ata, jo çfarë kemi bërë ne. Ne kemi bërë dhe do vazhdojmë të bëjmë punën tonë. Ne jemi de fakto më përpara se ata që po negociojnë, por kjo nuk do të thotë gjë tjetër që ne po bëjmë detyrën dhe do ta bëjmë më mirë. Për mua sfida është sit a rrisim kërkesën për veten. Çfarë do të vijojë nga miqtë, patjetër që do të jetë e mirëseardhur. Nëse nuk do vijë, ne do vazhdojmë punën.”, tha Rama.

.

Lajme49 minutes ago

Gruda: Aktgjykimi i Kushtetueses e shkatërroi planin e LVV-së për të shkuar në zgjedhje në dhjetor

Shqipëri3 hours ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme4 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni5 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri5 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme6 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni7 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri7 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme8 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë8 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme8 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni8 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

NA NDIQ NË FACEBOOK