Connect with us

Religjion

A dëshironi që në një ditë të agjëroni dy herë?

Publikuar

më

/Shpërblimi për organizimin e iftarit për agjëruesin/

Një mundësi e shkëlqyer e cila gjendet para nesh gjatë muajit ramazan është organizimi i iftarit për agjëruesin. Një shumicë nuk janë të vetëdijshëm për faktin, se sa shumë shpërblim ka ai i cili e ushqen agjëruesin dhe i përgatit iftar atij.

I Dërguari i Allahut (savs), ka thënë:

“Kush e ushqen një agjërues do të ketë të njëjtin shpërblim sikurse agjëruesi, por agjëruesit nuk i zvogëlohet aspak shpërblimi.” (Tirmidhi dhe Ibni Maxhe..)

Mëshira e Allahut ndaj nesh është aq e madhe, sa që nuk është kusht për ta fituar këtë shpërblim, që ta ushqejmë dikë që është i varfër dhe në nevojë, por hadithi është i karakterit të përgjithshëm. Që do të thotë, se kush i përgatit dikujt iftar, edhe nëse ai është një i afërt i tij, do të ketë shpërblimin sikur të agjëruesit, dhe kjo nuk do ta zvogëlojë shpërblimin e agjëruesit të ushqyer.

Disa dijetarë janë të mendimit se, edhe njeriu i cili i jep vetëm një hurmë ose një gotë ujë agjëruesit, do të përfshihet në shpërblimin e deklaruar në këtë hadith. Këtë pikëpamje dhe këtë kuptim të hadithit e ka preferuar shejh Uthejmini në komentin e tij të njohur mbi veprën Riadus-salihin.

Kjo është dera e madhe e mirësive në ramazan, dhe me këtë veprim, arrihen edhe shumë përfitime të tjera shoqërore, sepse kur një njeri e fton dikë në iftar, ose vetëm e ushqen agjëruesin, kjo i forcon lidhjet e tyre shoqërore, dhe kështu ajo ka efekt pozitiv edhe në shoqërinë në të cilën jeton.

Prandaj, të dashur vëllezër dhe motra, mos e lejoni veten ta kaloni ramazanin pa ushqyer disa agjërues, në mënyrë që t’i rritni veprat tuaja të mira në ramazan dhe ta fitoni shpërblimin sipas numrit të agjëruesve të ushqyer.

Përkthim: Miftar Ajdini

Maqedoni1 hour ago

Qeveria paralajmëron bashkimin e shërbimeve sekrete, BE kërkon pavarësi operative dhe ndarje fizike!

Lajme1 hour ago

Shasivari-Rokas: Reformat në drejtësi dhe integrimi evropian në fokus

Lajme2 hours ago

Daut Beqiri shkon përtej premtimeve zgjedhore, sjell projekt të ri që transformon hapësirën mes dy shkollave në Haraçinë!

Shqipëri2 hours ago

“Zgjedhorja” në ngërç, PD e bllokon me veto, PS do propozimet! Bylybashi: Të ndajmë partinë nga shteti! Gjiknuri: Keni prioritete të tjera politike

Lajme3 hours ago

Rrëzuan Vuçiqin, por nuk ndryshojnë qëndrimin për Kosovën – deklaratat nacionaliste të Listës Studentore pas vizitës në Graçanicë

Lajme3 hours ago

MEPSO ndan 15 bursa për studentë, Latifi: Investojmë në dije sot për një sektor energjetik më të fuqishëm nesër

Lajme4 hours ago

LSDM shpërthen me akuza: Austria sanksionoi Alta Group, ndërsa Mickoski dhe Sllaveski i hapën dyert për bankë dhe kompani sigurimesh!

Kosovë4 hours ago

Baton Haxhiu: Isha ndër të parët që e bëra të njohur UÇK-në për opinionin shqiptar dhe më gjerë

Lajme4 hours ago

Mickoski për jurisprudencën: 12 provime teorike do të jepen në shqip

Maqedoni4 hours ago

Ulje e madhe e çmimeve të karburanteve: Benzina lirohet për 7 denarë, nafta për 5,5 denarë!

Maqedoni4 hours ago

Prokuroria i përgjigjet opozitës për “Alta Bankën”: Hetimet nuk hapen me urdhra politikë, por me prova!

Kosovë4 hours ago

LDK reagon ashpër ndaj Presidentes Shiroka-Pula: E papranueshme largimi i fotografisë së Rugovës nga Presidenca

NA NDIQ NË FACEBOOK