Connect with us

Lajme

1 Maji: Erdogan dhe ministrat, iftar me punëtorët

Published

on

Me rastin e 1 majit, Ditës Ndërkombëtare të Punës, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ishte në një iftar së bashku me punëtorët e një fabrike në rrethin Tuzla të Stambollit.

Pas iftarit, Erdogan tha se ai kurrë nuk “do të siguronte një mundësi në Turqi për ata që duan të shfrytëzojnë djersën e shenjtë të punëtorëve”.

Ai kujtoi se AK Partia në pushtet në Turqi deklaroi 1 Majin si Ditën e Punës dhe Solidaritetit.

“Ndërsa isha ende kryeministër, ne e shpallëm 1 Majin Ditën e Punës dhe Solidaritetit. Eshtë prova më e madhe e solidaritetit tonë me vëllezërit dhe motrat tona punëtore. Por, për fat të keq, disa grupe ekstreme terroriste po përpiqen ta bëjnë këtë ditë të bukur të pakuptimtë nga aktivitete të ndryshme”, tha ai dhe shtoi:

“Fatkeqësisht, natyrisht, nuk është vetëm në Turqi, sepse ju shihni se si u kthyen rrugët e Parisit.

Në vendin tonë, ne nuk do t’i lejojmë ta bëjnë këtë. Në vendin tonë, ne nuk do t’u japim një mundësi atyre që duan të shfrytëzojnë djersën e shenjtë të punëtorëve. Sepse ne duam ta festojmë këtë ditë si një festë të punëtorëve. Falënderoj Zotin, sipas informacionit më të fundit që kam marrë, asnjë incident serioz si dëmtime dhe të ngjashme nuk kanë ndodhur në Turqi sot. Unë i përgëzoj të gjithë punëtorët për Ditën e Punës,” tha Erdogan.

Vedat Bilgin, Ministri i Punës dhe Sigurimeve Shoqërore, dhe Mustafa Varank, Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë, ishin gjithashtu në iftar me punëtorët. /tesheshi

.