Connect with us

Sport

Zyrtare, Leipzig zgjedh pasuesin e Nagelsmann!

Publikuar

Tashmë është zyrtare, trajneri i ri i skaudrës së Leipzig duke nisur nga 1 korriku do të jetë Jesse Marsch. 47-vjeçari do të zëvendësojë Julian Nagelsmann, i cili do të marrë drejtimin e Bayern Munich sezonin e ardhshëm. Marsch, i cili aktualuisht drejton ekipin e Red Bull Salzburg firmosi me klubin gjerman deri më 30 qershor të 2023-it. Për Marsch bëhet fjalë për një rikthim pasi më parë ka qënë pjesë e stafit në kohën që te Leipzig drejtohej nga Ralf Rangnick.