Lajme
Zudi Enuzi Koka uron muajin e shenjtë të Ramazanit: Agjërim të lehtë e lutje të pranuara

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dega Çair, Zudi Enuzi Koka nëpërmes një statusi në “Facebook”, u ka uruar të gjithë besimtarëve mysliman muajin e shenjtë të ramazanit, njofton News33.
Enuzi Koka mes rreshtash ka uruar agjërim të lehtë dhe lutje të pranuara me shpresë që kjo sfidë që e ka kapluar njerëzimin të largohet sa më shpejt.
“Të dashur familjar, dashamir dhe ju miq, edhe ky muaj i shenjtë i Ramazanit neve besimtarëve po na gjen në pandeminë e shkaktuar nga Covid 19, shfrytëzoj rastin që në këtë hapësirë tua uroj këtë muaj të bekuar për agjërim sa më të lehtë, ndërsa lutjet tona të jenë me shpresë që kjo sfidë që ka kapluar njerëzimin të largohet sa më shpejt”, ka shkruar Koka.



















