Connect with us

Lajme

Ziadin Sela uron Vjosa Osmanin

Publikuar

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, në Republikën e Maqedonisë, Ziadin Sela ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Urimi i plote:

Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi Presidenten e Republikës së Kosovës Zonjën Vjosa Osmani duke kurrorizuar me sukses konsolidimin dhe ndërtimin e instititucioneve më të rëndësishme të Kosovës.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete te larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte.

Urojmë që Vjosa Osmani, si Presidente e Kosovës ta ushtrojë këtë pozitë në mënyrën më të mirë të mundshme në shërbim të unitetit politik dhe krijimit të konsenzusit politik saherë që do të jetë i nevojshëm ai për interesin e Kosovës dhe qytetarëve të saj“- shkruan Sela.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK