Lajme
Zgjedhjet në Shqipëri, Fatos Hakorja komenton sondazhin e publikuar në Klan Kosova (VIDEO)

Kryeredaktori në televizionin Klan të Shqipërisë i ka komentuar rezultatet e sondazhit të realizuar nga “Smith Research & Consulting” për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që do të mbahen më 25 prill.
Ky sondazh në të cilin ka pasur qasje edhe Klan Kosova, e ka nxjerrë Partinë Demokratike në krye me Lulzim Bashën fituese të zgjedhjeve parlamentare.
I ftuar në Edicionin Special, ai ka thënë se ky është sondazhi i parë shqipfolës që e nxjerr Partinë Demokratike si subjekt që mund t’i fitojë zgjedhjet në Shqipëri.
“Në fakt ky është sondazhi i parë në të gjitha sondazhet shqipfolëse që e nxjerr Partinë Demokratike të parën”.
“Edhe në sondazhet që janë zhvilluar në Shqipëri, kohët e fundit ka pasur një rritje të PD-së. Por ky është sondazhi i parë që e përmbys rezultatin me një diference të madhe dhe është krejtësisht e kundërta e trendit të sondazheve që ne kemi pasur në Shqipëri”.
“Këtu nuk është se kemi parë ndonjë skandal që të ketë një përmbysje të tillë në raport me sondazhet e zhvilluara në Shqipëri”.
Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të kryeredaktorit Fatos Hakorja.
Ndërsa për t’u informuar më shumë rreth rezultatit të sondazhit të realizuar nga “Smith Research & Consulting” për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, klikoni në linkun e mëposhtëm.
Sondazhi i “Smith Research & Consulting” e nxjerr Bashën fitues të zgjedhjeve (VIDEO)
klankosova.tv
.



















