Lajme
Zgjedhjet në Shqipëri, cili është rezultati momental? (VIDEO)

Në njërën prej qendrave më të mëdha të votimit në Tiranë, pranë shkollës ‚”Anton Zako Çajupi”, pritet të rihapet sot procesi i numërimit të votave, derisa deri në këtë periudhë, janë numëruar rreth 3500 sosh.
Kështu ka bërë të ditur për Klan Kosovën, Ergesta Ninga, përfaqësuese e PS-së, njëherit nënkryetare e KZAZ.
”Numërimi do fillojë rreth orës 12.00. Deri tani janë numëruar 10 kutitë e para. Procesi i votimit ka filluar mbrëmë, por për shkak të lodhjes së disa numëruesve, mbyllëm procesin e numërimit, për ta rihapur sërish sot në orën 12.00”.
”Numri i votuesve në njësinë numër 3, është 37.467. Deri më tani janë numëruar diku rreth 3000 apo 3500 vota”.
”Sot nuk besoj që të përfundohet procesi i votimit në këtë qendër, megjithatë ne do mundohemi që të përfundojë sa më shpejtë. Procesi mund të zgjasë deri nesër, sepse njësia numër 3, ka 52 qendra votimi”.


















