Connect with us

Lajme

Zelensky: Mbështetja e Turqisë për sovranitetin dhe integritetin tonë territorial, jashtëzakonisht e rëndësishme

Publikuar

më

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky tha se liberalizimi i tregtisë mes Turqisë dhe Ukrainës është jashtëzakonisht e rëndësishme dhe se kjo do të jetë e mundur me nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë.

Zelensky ndodhet për një vizitë në Turqi me rastin e takimit të nëntë të Këshillit Strategjik të Nivelit të Lartë Turqi-Ukrainë. Ai mbajti një fjalim në konferencën e përbashkët për media pas takimit me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe bisedimeve ndërmjet delegacioneve që u zhvilluan në rezidencën Huber në Stamboll.

“Kemi biseduar në mënyrë të gjerë ‘hapat e përbashkët për sigurinë dhe për t‘u përballur me sfidat’ në Detin e Zi”, deklaroi Zelensky i cili shtoi: “Dëshiroj të theksoj se Kievi dhe Ankaraja kanë vizion të njëjtë si për kërcënimet ashtu edhe për reagimin e nevojshëm që duhet të jepet ndaj tyre”.

“Mbështetja e Turqisë për rindërtimin e sovranitetit dhe integritetit tonë territorial është jashtëzakonisht e rëndësishme për Ukrainën. Jam i lumtur që dëgjova nga presidenti Erdoğan se ndihma e tij në fjalë vazhdon dhe se qëndrimi i Turqisë në këtë drejtim nuk do të ndryshojë“, tha Zelensky.

Ai informoi se në bisedimet me presidentin Erdoğan janë fokusuar mbi marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike. “Liberalizimi i tregtisë dypalëshe është jashtëzakonisht e rëndësishme. Rritja serioze e vëllimit tonë tregtar do të jetë e mundur me nënshkrimin e Marrëveshjes për Tregti të Lirë”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas vuri në dukje se një hap i tillë përmban një përgjegjësi të madhe dhe se dy vendet duhet ta hedhin sipas interesave të dy vendeve. Më tej Zelensky u shpreh se institucionet përkatëse ndërmjet dy vendeve duhet të kryejnë kontroll të gjerë në çështjet e debatueshme dhe se janë dakorduar që të gjejnë dakordimin i cili do të sigurojë nënshkrimin e marrëveshjes në fjalë.

“Po ashtu kemi diskutuar edhe çështjen e bashkëpunimit në fushën e energjisë. Edhe perspektivat e bashkëpunimit në fushën e industrisë së mbrojtjes janë të mëdha. Industria e mbrojtjes është fuqia shtytëse e partneritetit tonë strategjik”, tha Zelensky.

“Me presidentin biseduam për bashkëpunimin në fushën e prodhimit të avionit. Fusha në fjalë është jashtëzakonisht e rëndësishme për të dy vendet. Qëllimi ynë këtu është të vendosen në zbatim projekte të qarta, formimin e menaxhimeve të përbashkëta dhe ndarjen e përvojës dhe teknologjisë”, tha ai.

.

Shqipëri19 minutes ago

Himarë/ Rrëshqitje inertesh në Qafën e Vishës, bllokohet përkohësisht qarkullimi, rruga hapet në një korsi

Lajme1 hour ago

Kurti: Synimi ynë është i qartë, t’i dalim zot atdheut dhe ushtria jonë të jetë pjesë e NATO-s

Maqedoni2 hours ago

Bllokohet rruga Ohër–Shkup te Botuni: Rrëzohet pema, një veturë del nga rruga, lëndohet një person

Shqipëri3 hours ago

Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypassin e Fierit, drejtuesi shpëton pa lëndime

Lajme4 hours ago

Policia parandalon kontrabandën me ujëmatës mekanikë, dyshohet se po silleshin nga Serbia

Maqedoni5 hours ago

Grabitje me pistoletë në Shkup: 800 mijë denarë në kazino, policia i gjen dy maska

Shqipëri5 hours ago

Beqiri kërkon ndërhyrjen e Ambasadës Amerikane për dosjen “Partizani”: Të jenë të pranishëm në sallën e gjyqit

Lajme7 hours ago

Mexhiti: Në Spitalin e Tetovës u punësuan 160 shqiptarë, 2 maqedonas, në ministrinë e Ekologjisë 30 shqiptarë, asnjë maqedonas

Lajme7 hours ago

Ali Ahmeti në Bern, në festën e Ambasadës së Shqipërisë për 28 Nëntorin

Maqedoni7 hours ago

Detaje rreth përplasjes mes 3 veturave në unazën e Shkupit, ka të lënduar – disa përfundojnë në spital

Shqipëri8 hours ago

Binaj: Inspektorët u kërcënuan edhe për familjarët, presione të papranueshme ndaj administratës tatimore

Kosovë9 hours ago

“Kush është ‘LART’ që ndaloi muralin e Nënës Terezë?” – Përparim Rama kërkon llogari nga Policia

NA NDIQ NË FACEBOOK