Lajme
Zëdhënësja e PS-së: Partia Socialiste pritet t’i ketë 76 mandate (VIDEO)

Po vazhdon procesi i numërimit të votave në Shqipëri.
Ekipet e Klan Kosovës po e përcjellin nga afër procesin zgjedhor dhe të numërimit të votave atje.
Gazetari Flamur Gajtani, ka qëndruar sot në selinë e Partisë Socialiste për të parë nga afër atmosferën që mbretëron brenda kësaj partie.
Zëdhënësja e fushatës së Partisë Socialiste, Bora Muzhaqi, në një intervistë në emisionin Info Magazine në Klan Kosova tha se kjo parti në bazë të parashikimeve pritet t’i kenë 76 mandate në Kuvendin e Shqipërisë.
“Për sa shohim tek rezultatet do t’i kemi 76 mandate. Aktualisht po prijmë në 55 përqind në nivel vendi dhe 50 përqind në Tiranë”.
.



















