Connect with us

Lajme

Zaev: Ligjërisht regjistrimi ka filluar prej sot, pres që Kuvendi ta shtyj procesin

Publikuar

Besoj që Kuvendi sot ose nesër do të mund të miratojë Ligjin për Regjistrim, respektivisht ndryshimet dhe plotësimin e Ligjit për Regjistrim, që mos të ketë nevojë shtesë që të dilet në terren, pastaj të ndërpritet dhe të rinis nga 5 shtatori, kështu e komentoi fillimisht kryeministri Zoran Zaev, paqartësitë që janë krijuar rreth procesit të regjistrimit të popullsisë.

“Regjistrimi si proces nis me 1 prill, kjo është sot, dhe në pjesën fillestare të regjistrimit ka fazë përgatitore për terren, organizim të grupeve, vendosje sistematike të udhëheqësve, dhe `uploading` të të dhënave që i mbledhin, pastaj nisin aktivitete në terren”, tha mes tjerash Zaev.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK