Lajme
Zaev: Është vendim i mençur heqja e orës policore për Bajram dhe Pashkët

Zbutja e restrikcioneve dhe lirimi nga ora policore për Bajram dhe Pashkët janë vendime të mençura të Komisionit për Sëmundje Infektive, vlerëson kryeministri Zoran Zaev.
Ai thotë se ka rezultate nga masat restriktive, ndërsa që të mos rritet numri i të infektuarve është folur me liderët fetar të cilët duhet të menaxhojnë hyrjen në xhamitë dhe kishat.
“Populli ynë, rreth 85% është pas religjionit, është religjioz dhe më vjen mirë, që Komisioni por edhe Shtabi i Krizës mbajnë llogari për jetën sociale dhe tradicionale të popullit tonë, pa dallim se a bëhet fjalë për shumicën ortodokse, apo për të dytët nga madhësia, pjesëtarët e komunitetit mysliman”, tha Zaev.

















