Connect with us

Lajme

Yuri Kim takim me Edi Ramën në Kryeministri

Publikuar

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, është parë mëngjesin e sotëm në ambientet e Kryeministrisë.

Sipas KlanNews, Kim është duke zhvilluar një takim me Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Ende nuk ka detaje për temat që po diskutohen mes tyre.

Kjo është vizita e parë e Kim në Kryeministri pas zgjedhjeve të 25 Prillit.

Një ditë më parë ambasadorja amerikane uroi Ramën për fitoren e zgjedhjeve dhe ishte e gatshme për vijimin e bashkëpunimit me qeverinë e re.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK