Lajme
Xhaferi shpreson se vaksinimi i deputetëve do të mundësojë kthimin në normale të punës së Parlamentit

Deputetët e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe një pjesë e të punësuarve në shërbimet në dhomën ligjvënëse do të vaksinohen sot në VIP Arena A1 në Shkup me vaksinën Sputnik V. Vaksinimi zbatohet si pjesë e imunizimit të infrastrukturës kritike në vend.
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, theksoi se sot do të vaksinohen deputetët, dhe se vaksinimi i të punësuarve në shërbimet kuvendore ka filluar javën e kaluar. Xhaferi nuk e di numrin e deputetëve që do të vaksinohen sot sepse, siç thotë ai, është vullneti i secilit individ dhe vendimi i tyre. Shpjegoi se secili prej deputetëve mori një mesazh në lidhje me termin dhe në cilën kabinë duhet të vaksinohet.
“Vendimi i tyre persona është se kush do të vijë dhe kush nuk do të vijë. Ai është vullneti i secilit individ”, ka thënë Xhaferi.
















