Connect with us

Lajme

“Votoni ndryshimin”/ Yuri Kim sqaron deklaratën

Publikuar

më

Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim është shqetësuar nga titujt e mediave pas një interviste të saj lidhur me zgjedhjet në Shqipëri. Kim ka sqaruar deklaratën e saj në rrjetin social të Tëitter-it, duke u shprehur se SHBA nuk mbështet asnjë parti apo kandidat të veçantë. Sipas saj, SHBA-të paralajmërojnë vetëm ata që duan të blejnë votat e qytetarëve për të ndërhyrë në rezultatin e zgjedhjeve.

“Po shoh disa tituj të pavërtetë. Ju lutemi shikoni të gjithë intervistën. Shtetet e Bashkuara NUK mbështesin ndonjë kandidat ose parti të veçantë. SHBA mbështet të drejtën e qytetarëve për të bërë të ditur vullnetin e tyre përmes votës së tyre. SHBA paralajmëron kundër atyre që e mohojnë këtë të drejtë duke blerë vota ose duke frikësuar votuesit,” – shkruan Kim.

Mbrëmjen e së martës në emisionin “Përballë” në RTSH ajo është shprehur se 25 prilli është momenti kur shqiptarët të tregojnë se janë kundër kriminelëve dhe të votojnë për ndryshimin.

“Shqiptarët që takoj kudo në vend më thonë se iu ka ardhur në majë të hundës nga korrupsioni; iu ka ardhur në majë të hundës nga pandëshkueshmëria; iu ka ardhur në majë të hundës nga kriminelët që ulen në parlament. Epo, ky është momenti. Ma tregoni me veprime, tregojeni me veprimet tuaja se e keni seriozisht. Nuk mund të ndodhë që më kërkoni opinionin tim si Shtetet e Bashkuara, unë jua jap dhe pastaj ju vazhdoni të bëni të njëjtën gjë. Nëse doni ndryshim, votoni për ndryshim. Nëse doni kriminelë, votoni për kriminelë. Por ajo që bëni duhet të përputhet me atë që thoni se doni. Dhe 25 prilli është momenti,” – tha Kim.

Advertisement
Maqedoni43 minutes ago

Mickoski: Qytetarët maqedonas e dinë ku përkasin – NATO, SHBA dhe BE janë një orientim gjeopolitik

Shqipëri1 hour ago

Aksident i rëndë në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe 2 të plagosur nga përplasja e tre automjeteve! Policia në vendngjarje, shkak dyshohet….

Lajme2 hours ago

Sherifi i drejtohet VV-së për Specialen: Një betejë nuk fitohet duke dëshmuar se ke pasur të drejtë para se të fillonte

Maqedoni3 hours ago

Grupi nga Likova dhe Kosova bie në pranga për 10 vjedhje të rënda në Tetovë, grabitën kasafortë me ari dhe armë prej 160 mijë eurosh!

Shqipëri4 hours ago

“Mos hajde më në Shqipëri”- Avokati Idajet Beqiri: SPAK i dha mesazh ish-drejtoreshës së SHISH! Ende nuk ka zbuluar informacionet pse e mori masën

Lajme5 hours ago

Rama në OKB/ Mban fjalim për ministren e parë me AI dhe protestat në Tiranë

Maqedoni6 hours ago

Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Shqipëri6 hours ago

“Tre-katër sorra që shfaqen kudo”- Sulmi me vezë i protestuesve ndaj Ramës, Balla: Emrat e tyre lidhen me histori shtëpish bari, u bëjnë hyzmet atyre që i paguajnë

Kosovë6 hours ago

LAJMI I FUNDIT: Arrestohet në Kosovë i dyshuari i parë për vrasjen në Duqanxhik

Lajme7 hours ago

Krejt Kosova UÇK – Në qytete të ndryshme protestohet njëkohësisht kundër verdiktit të Speciales

Maqedoni8 hours ago

Gjyqtarët kushtetues nga 1 tetori do të marrin paga më të larta

Maqedoni8 hours ago

Mexhiti: Disa miqësi i ndërton diplomacia. Disa të tjera i vulos historia…

NA NDIQ NË FACEBOOK