Connect with us

Lajme

Vojo Bregu zbulon sa deputetë do fitojnë LSI në Shqipëri

Publikuar

Koordinatori politik i LSI-së në Vorë, Vojo Bregu, ishte sot i ftuar në studion e “Breaking” në Top News, ku u shpreh se partia që përfaqëson është në aleancë me PD në këtë fushatë dhe se kanë firmosur një marrëveshje për krijimin e qeverisë.

I pyetur nga moderatorja e njohur, Sidorela Gjoni, se sa mandate mendojnë të marrin në zgjedhjet e 25 prillit, Bregu tha në Tiranë 10-11 mandate, ndërsa në gjithë Shqipërinë minimalisht 30 mandate dhe maksimalisht 40.

“Në çdo çark kandidatët janë përditë me popullin, në rrugët e Shqipërisë për tu treguar programin që ka disa pika kryesore, i thjeshtë dhe i kuptueshëm nga të gjithë. Kemi pika kryesore si arsimimi, bujqësia, turizmi”, tha Bregu.

Ndërsa i pyetur në lidhje me strategjinë që do kenë për pandeminë, koordinatori politik i LSI-së u shpreh se “do të kthejmë vendin në normalitet”.

“Me ardhjen tonë në pushtet, kryeministri do të bëjë rolin e kryeministrit. Kanë nevojë për testime të certifikuara. Ne jemi kundër jo certifikimit të vaksinave, jo vaksinës. Jam dakord që çdo njeri të vaksinohet. Nuk do të jetë ajo që thotë kryeministri, që do të ndalohet vaksinimi. Do të ketë një vaksinim të certifikuar”, tha Bregu.

Gjithashtu Bregu foli edhe për kallëzimin në SPAK që kanë bërë për Bashkinë e Vorës.

“Në Bashkinë e Vorës po kryhet një krim kriminal, ne kemi bërë një kallëzim në SPAK. Kryetari i pazgjedhur dhe punonjës, po përpiqen për deformimin e votës, që në dhjetor. Persona që nuk kanë pësuar asnjë dëm nga tërmeti, po marrin para. Personat që janë dëmtuar nga tërmeti, nuk po marrin asnjë shpërblim. Bashkia nuk ka dhënë përgjigje, por do japë përgjigje para drejtësisë. Me ne ka mbaruar punë, drejtësisë ti japë përgjigje”, përfundoi Bregu.

NA NDIQ NË FACEBOOK