Connect with us

Lajme

VIDEO/ I rrahën brenda qendrës së votimit, flet burri që u dhunua në Korçë: Na goditën djemtë e kryeplakut, shtynë nënën e sëmurë

Publikuar

Burrë e grua janë goditur me karrige nga vëzhguesi i PD-së në fshatin Vashtmi në Korçë, pasi shrtynë fillimisht nënën e moshuar të burrit.

Burimet bëjnë me dije se vëzhguesi i PD-së i identifikuar si Drini Qylalli ka goditur me karrige dy simpatizantët e PS-së, burrë e grua.

Personat e lënduar janë identifikuar si Ardian Avdolli dhe bashkëshortja e tij. Duke folur për incidentin, Ardian Avdolli deklaroi se autorët e ngjarjes janë dy djemtë e kryeplakut.

“Aty në qendër votimi. Ata më goditë. Arsyeja për nënën. Do votonte nëna dhe nuk e lejuan. Ajo është e sëmurë. E shtynë nënën. Ato që më goditën janë dy vëllezër. Më goditën me karrige”, u shpreh Avdolli./faxweb

NA NDIQ NË FACEBOOK