Connect with us

Lajme

Vazhdon numërimi i votave në Shqipëri: Partia Socialiste deri tani ka siguruar 73 mandate

Publikuar

Pas zgjedhjeve të mbajtura me 25 prill në Shqipëri, numërimi po vazhdon edhe këtë të martë.

Deri në këto momente janë numëruar katër mijë e 730 Qendra Votimi nga pesë mijë e 199 sa janë në total.

Nga këto Qendra Votimi sa janë numëruar Partia Socialiste në krye me Edi Ramën ka arritur që të marrë 48.61 përqind apo 682 mijë e 687 vota ose 73 mandate, Partia Demokratike ka 39.38 përqind të votave apo 553 mijë e 69 vota ose 59 mandate, Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) ka 6.92 ‘përqind% apo 97 mijë e 131 vota ose 5 mandate dhe Partia Socialdemokrate ka vetëm 2.25 përqind apo 31 mijë e 628 vota ose tre mandate, raporton TopChannel.

Deri në fund të procesit kanë mbetur për t’u numëruar edhe 469 Qendra Votimi.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK