Connect with us

Lajme

Ushtria ruse e shoqëron avionin amerikan të spiunimit larg kufirit rus

Publikuar

Ushtria ruse e ka identifikuar një avion amerikan të spiunimit duke iu afruar kufirit rus.

Agjencia e lajmeve ruse, Interfax, e ka cituar Flotën Ruse të Paqësorit duke thënë se i njëjti avion i zbulimit është shoqëruar mbi ujërat e Oqeanit Paqësor, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova.

“Ekuipazhi luftarak rus identifikoi shënjestrën ajrore si një avion zbulimi strategjik i Forcës Ajrore të SHBA RC-135 dhe e shoqëroi atë mbi ujërat e Oqeanit Paqësor”.

Avioni ushtarak rus është kthyer në fushën e tij ajrore pasi ai amerikan është larguar nga kufiri rus.

klankosova.tv

.

NA NDIQ NË FACEBOOK