Connect with us

Lajme

Ushtria del në Rinas, ja çfarë po ndodh sipas Balluku

Published

on

Ministrja e Energjitikës dhe Infrastrukturës Belinda Balluku deklaroi në një konferencë për mediat, se policia do të nxjerrë jashtë punonjësit për shkak se kanë braktisur detyrën duke bllokuar ardhjen e vaksinave në Shqipëri dhe të gjithë fluturimet e parashikuara.

Ajo tha se e gjithë kjo është me prapavijë politike duke deklaruar se ka marrë 31 fletë nga disa prej punonjësve që kishin shkrimin e njëjtë. Balluku ironizoi duke theksuar se punonjësit janë indinjuar për shkak se nuk paguhen më 4 400 dollar në muaj për 205 ditë punë në vit.

Balluku: Në rast se nuk i ofrohen 4400 dollarë, atëherë kontrollorët marrin peng republikën e Shqipërisë. E trajtojnë hapësirën ajrore si tokën e babait të vet. Sot ishte planifikuar një fluturim për të sjellë vaksinat në Shqipëri por nuk do të vijnë dot pasi kontrollorët nuk duan që ju të vaksinoheni. Ata që kanë vdekur jashtë vendit dhe duan të vijnë në vendin e vet për t’u varrosur nuk do vijnë dot. Trafiku ajror ka qenë në limite në vitin 2019. Kemi 57% rënie për shkak të pandemisë. Për këtë arsye, kompania e cila nuk i ka rënë në qafë asnjëherë buxhetit të shtetit. Pagat e tyre janë të pakrahasueshme me administratën. 2490 dollarë paguhen kontrollorët e trafikut ajror.

Mbajnë jetën e njerëzve në përgjegjësi, ndërsa sot në mëngjes i vunë traun aeroportit. Nuk janë të gjithë kontrollohet tregtarë. Janë burra dhe gra të nderuara. Një pjesë e vogël e tyre është kapur nga politika. Mjeshtrat e politikës kanë futur duart. Sot një çetë ka marrë dhe ka bërë plaçkë hapësirën shqiptare. Vazhdojnë të qëndrojnë brenda ndërtesës ata që kishin turnin e punës që të mos quhet braktisje e vendit të punës. Por për këtë është dëshmitar e gjithë Shqipëria dhe askush nuk do ju ndihmojë dot para ligjit.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com