Connect with us

Lajme

Ursula von der Leyen e konfirmon se në Shqipëri do të vijnë edhe 145 mijë vaksina Pfizer

Published

on

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka konfirmuar lajmin e shpërndarjes së 145 mijë dozave Pfizer për Shqipërinë nga BE.

“Ne jemi pranë partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë Edi Ramës. 145.000 doza vaksinash të financuara nga BE do të jenë në Shqipëri duke nisur nga maji deri në fund të gushtit. Jemi së bashku në këtë betejë”, ka shkruar Der Leyen në Twitter.

Austria planifikon që përmes BE-së t’i shpërndajë rreth 651 mijë doza vaksina Pfizer-BioNTech për vendet e Ballkanit Perëndimor.

.