Sport
U operua në kokë, Copping i jep fund futbollit në moshën 19-vjeçare!


Bobby Copping, një nga talentet e futbollit anglez i ka dhënë fund futbollit në moshën 19-vjeçare. Copping, i cili luante si qendërmbrojtës për skuadrën angleze të Peterborough, vitin e kaluar gjatë një seance stërvitore me ekipin anglez, ra pa ndjenja duke shkaktuar panik të madh tek skuadra dhe familjaret e tij. Futbollisti 19 vjeçar u detyrua t’i nënshtrohej një operacioni të komplikuar në kokë pas disa problem që kishte shfaqur, dhe ditën e mërkurë pas 7 muajve vuajtje, Copping njoftoi largimin nga futbolli i luajtur nëpëmjet rrjetit të tij social “Instagram”. Copping, 190 centimetra i gjatë aktivizohej si qëndërmbrojtës dhe kishte prespektivë për të lënë shenjë në futbollin anglez.





















