Lajme
Tom Doshi pasi dha dorëheqjen: Unë nuk hyj në Parlament, por partia jonë do jetë aty

Tom Doshi ka reaguar për herë të parë publikisht pasi dha dorëheqjen nga mandati i deputeti.
Në një postim në Facebook, Doshi thotë se nuk do të hyjë në Parlament, por partia e drejtuar prej tij, Partia Social Demokrate, do të jetë në Parlament.
Në reagimin e tij, Doshi thotë se përmendja e emrit të tij është tendecioze. E megjithatë, megjithëse nuk do të jetë në Parlament, Tom Doshi do të vijojë të jetë në krye të Partisë Social Demokrate.
Kujtojmë se Tom Doshi i ka njoftuar KQZ-së dorëheqjen e tij të parevokueshme nga mandati i deputetit që ka aktualisht, por edhe nga mandatit që po fiton në zgjedhjet e 25 Prillit.
Reagimi i Tom Doshit:
Të dashur antarë të PSD-së, mbështetës, aktivista dhe miq, duke qenë i vetëdijshëm se shumëkush është surprizuar nga dorëheqja ime, kam detyrim moral përpara jush që t’ju sqaroj për vendimin që kam marrë për të dhanë dorëheqjen nga mandati im si deputet.
Ma së pari është e rëndësishmë t’ju garantoj se kam hequr dorë nga mandati, por jo nga Partia Social Demokrate dhe as nga angazhimi politik për përmbushjen konstante të premtimeve ndaj jush. Për këto premtime, siç e kam vertëtuar edhe në të kaluarën, do të punoj çdo ditë, fushatë elektorale ose jo, duke qenë pikërisht ky angazhim busulla ime e përditshme në angazhimin politik.
Ky hap është ndërmarrë prej mejet për këto arsye:
• Së pari dua që të jem plotësisht i lirë që t’i përkushtohem me të gjitha mjetet që më ofron ligji, mbrojtjes së emrit tim prej lakimit të pavend dhe tendencioz që i është bërë kohët e fundit, duke çliruar kështu energjitë e PSD vetëm drejt misionit politik dhe përfaqësimit të interesave të qytetarëve.
• Ky vendim është marrë vetëm sepse së bashku me një ekip me njerëz të rinj, të përkushtuar dhe me integritet, kemi arritur objektivat që i kishim vendosur vetes, pra mobilizimi jonë e dha rezultatin e vet, u impenjova për fitore dhe e arritëm fitoren.
• Në Parlament apo jashtë Parlamentit Tom Doshi asht dhe do të jetë gjithmonë me ju, sepse do të vijoj të jem në udhëheqje të PSD-së dhe nuk do t’ju braktis asnjiherë.
• Detyrimi im politik dhe moral karshi jush, është përkushtim që i ka rrënjët në historikun tim familjar dhe në bësimin në Zot që më frymëzon për t’ju shërbyer e për të përcjellë zanin tuaj në vendimet politike që ndikojnë në jetët tuaja.
• Të gjithë ata që do t’ju përfaqsojnë ju në Parlament do të luftojnë me mish e me shpirt për ju dhe nuk do ta tradhtojnë votën tuaj, këtë impenjim e kam marrë kur ju kam kërkuar votën dhe këtë premtim do ta mbaj gjithmonë.
Të dashtun miq, politika fillon tek ju dhe bahet në parlament por do të ishte një politikë shterpë, nëse prej Parlamentit nuk do të kthehej prapë tek ju për të dhanë frytet e veta.
Un nuk hyj në Parlament, por partia jonë do të jetë aty. Unë nuk hyj në Parlament sepse nuk dua që votat tuaja të kenë asnjë pengesë, së bashku me deputetet tanë në Parlament do ta çojmë lart zëein tuaj dhe s’do t’ju zhgënjejmë asnjeherë. Ju falenderoj secilin prej jush për forcën, besimin, ngrohtësinë njerëzore që më keni dhënë, ju na dhatë votën tuaj e ne ju dhamë fitoren, tani së bashku do të ndërtojmë në Parlament dhe kudo të ardhmen tonë.
.



















