Lajme
Tirana befason në çdo aspket, ja sa është përqindja e votuesve që morën pjesë në zgjedhjet e 25 Prillit

Prej orës 19:00 në të gjithë vendin u mbyll procesi i votimit, në një ditë e cila duket se shënoi një vëmendje të lartë dhe një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve në zgjedhje.
Sipas informacioneve paraprake të dhëna nga KQZ pjesëmarrja në rang vendi ka qenë 47.94 %, ndërkohë që qyteti me pjesëmarrjen më të madhe duket të jetë vetë kryeqyteti.
Në krahasim me zgjedhjet e kaluara përqindja e votuesve është më e lartë, edhe pse një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nuk kanë pasur të drejtë që të votojnë përfshirë personat e prekur me Covid dhe emigrantët, për të cilët u vendos karantina e detyrueshme 14 ditore.
















