Connect with us

Sport

Telashe për Herthan, trajneri ndihmësi i tij dhe një futbollist me COVID-19

Publikuar

Trajneri i Herthas së Berlinit, Pal Dardai, u testua pozitiv për Koronavirus së bashku me një nga ndihmësit e tij dhe sulmuesin Dodi Lukebakio përpara një ndeshjeje kyçe në luftën për të shmangur rënien nga Bundesliga. Klubi nga Berlini njoftoi se Dardai, ndihmësi Admir Hamzagic dhe Lukebakio janë të gjithë të izoluar në shtëpi dhe nuk kanë asnjë simptomë.

Ndihmëstrajneri Andreas Neuendorf është gjithashtu në izolim si një kontakt i ngushtë. Hertha është e 15-ta në Bundesliga dhe do të luajë kundër Mainzit të vendit të 14-të të dielën, në orën 18:00. Drejtori sportiv i Herthas, Arne Friedrich, do të marrë drejtimin e ekipit deri në kthimin e trajnerit.

NA NDIQ NË FACEBOOK