Connect with us

Lajme

Të veshur me kostum, dhe seriozë, shihni momentin kur dalin para gjykatës ish-komandot dhe ushtarakët/ Prokuroria fsheh çfarë u gjet në makinën e Xhaferrit dhe Grecës

Publikuar

Në gjykatën e Elbasanit kanë dalë sot të gjithë ish-ushtarakët dhe komandot që u përfshinë në përplasjen me armë që ndodhi javën e kaluar në Elbasan, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani, dhe u plagosën katër persona të tjerë.

Burime bëjnë me dije se një prej të arrestuarve, Emiljano Prenga ndodhet i shtruar në spitalin ushtarak dhe prandaj nuk është i pranishëm në seancë, ndërkohë që të gjithë të arrestuarit shihen të veshur kryesisht me kostum, ndërsa brenda xhamit shihet dhe Arbër Paplekaj, ish-komandoja i RENEA-s i cili dyshohet se qëlloi për vdekje Xhuvanin, në kushtet e vetëmbrojtjes.

Burime bëjnë me dije për Faxweb.al se në makinën e Klemend Xhaferrit është  gjetur një listë me emra dhe disa karta ID. Po ashtu në makinën e e Mehmet Grecës janë gjetur një sasi e madhe parash, ndërkohë që mjeti i tij ishte pa targa.

Sipas prokurorisë dy prej të arrestuarve Emiljano Prenga dhe Nuredim Kasmar rezultojnë të dënuar më parë, ndërkohë që Prokuroria nuk ka sqaruar ende se kush qëlloi i pari në përplasjen për arsye politike.

Advertisement