Connect with us

Lajme

Sulmi në Nice, gruaja e shqiptarit të arrestuar kundërshton ekstradimin në Francë: Nuk jemi terroristë

Publikuar

Gruaja e shqiptarit Endri Elezi, i cili dyshohet si personi që ka furnizuar me armë autorin e sulmit terrorist në Nice të Francës ka deklaruar se do të kundërshtojnë ekstradimin në Francë.

28-vjeçari u arrestua nga policia italiane pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet franceze si bashkautor i sulmit terrorist të ndodhur në datën 14.07.2016, në bulevardin “Promenade des Anglais”, Nice, Francë, ku një person i identifikuar si Mohamed Lahouaiej Bouhlel, duke ngarë një kamion 19-tonësh, e ka drejtuar atë përmes turmës së njerëzve që po ecnin rrugës së bulevardit ku po zhvilloheshin festimet e pavarësisë së Francës, duke shkaktuar vdekjen e 86 personave dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve.

“Ne nuk jemi terroristë, të gjithë duhet ta dinë në Sparanise”, është deklarata e fortë e Denisës, gruas së Endri Elezit. Gruaja, e tronditur nga arrestimi dhe akuza për terrorizëm ndaj burrit të saj, “dëshiron të sigurojë ata që mendojnë në Sparanise, se terroristët nuk po fshihen mes tyre”, shpjegon avokati Fabozzi, raportojnë mediat e huaja.

Elezi jetonte me gruan dhe djalin e tij në Via Solimene, rruga qendrore e Sparanise. “Ne do të kundërshtojmë ekstradimin në Francë, Endri Elezi nuk është përgjegjës për masakrën e veprave terroriste”, tha avokati Francesco Fabozzi.

Avokati i 28-vjeçarit shpjegon se “për momentin dokumentacioni me kundërshtimet e bëra nga prokuroria e Parisit kundër Elezit nuk ka mbërritur ende nga Franca; dosja do të mbërrijë e përkthyer siç duhet në mes të javës së ardhshme. Tani për tani mund të them vetëm se Elezi po akuzohet për krim të mbajtjes pa leje të armëve të luftës, por nuk ka asnjë akuzë për masakër ose krime të tjera në lidhje me terrorizmin”.

Ndërsa seanca dëgjimore në Gjykatës së Apelit në Napoli në të cilën do të diskutohet ekstradimi do të mbahet më 6 maj./T CH/

.

Lajme16 minutes ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni46 minutes ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri1 hour ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme2 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë2 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme2 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni2 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Kosovë3 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

Shqipëri3 hours ago

Trump zbulon marrëveshje aksionesh me vlerë miliona dollarë në industrinë e teknologjisë dhe Inteligjencës Artificiale!

Lajme5 hours ago

Jakup Huseini: Numri 4 simbol i një fillimi të ri për Bërvenicën

Kosovë5 hours ago

Aksident me vdekje në segmentin rrugor Landovicë–Gjonaj, humb jetën 32-vjeçari nga Prizreni

NA NDIQ NË FACEBOOK