Lajme
Sot kishte ditëlindjen djali i tij, Kreshnik Çollaku prek me fjalët: Më fal biri im, sot nuk isha me ty

Në momentin kur fushata zgjedhore e partive kryesore në vend duket se ka përfunduar, kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, i kushton disa fjalë prekëse të birit për ditëlindje. Në statusin në rrjetin social Facebook të Çollakut nuk mungon keqardhja se ai nuk mund të ishte me të birin në ditelindjen e tij, por ai shpreson se një ditë i biri do t’i kuptojë këto sakrifica.
Postimi i plotë:
Me fal bir,une sot nuk isha me ty.
Sot ishte dita jote bir,sot ti fryve mbi torten me 12 drita aq sa vitet e tua.
Me fal se une nuk isha aty me ty,te sillja torten e te prisja te fryje mbi drita.
Me fal bir qe nuk isha sot me ty. E di se duhej. E di se smund te mungoja.
Por po i shkruaj keto rreshta me shpresen se nje dite do te me kuptosh e mbase do te ma falesh mungesen.
Une isha ne vendin nga une ti,gjyshi e stergjyshi kane prejardhjen. Une sot isha ne Mat.
Ne kete vend kaq te bukur por kaq te varfer njerezit kane shume halle.
Ne kete vend ka femije ashtu si ti qe ecin me ore per te shkuar te shkolla. Por edhe kur shkojne te shkolla aty eshte ftohte. Dritaret nuk kane xhama dhe era dhe shiu fryne brenda.
Te ky vend ka femije qe pas mesimeve nuk luajne por duhet te punojne e ndihmojne prindet duke bere cdo lloj pune nga shitja e misrave buze rruges deri te mbledhja neper pyll e druve per zjarr.
Edhe kur rriten femije te burreruar para kohe largohen nga shtepite e tyre. Nuk largohen pse duan,nuk largohen pse nuk kane mall per njerezit qe lene pas,largohen se jeta eshte e veshtire dhe ata ,femijet e rritur duhet te ndihmojne familjet e tyre. Largohen ne vende te tjera,bir ,punojne e sakrifikojne qe ata qe lene pas te jetojne me mire.
Me fal qe mungova sot bir,por kam vendosur te perpiqem te bej dicka per keta femije ne moshen tende dhe familjet e tyre. Kam vendosur te kushtoj nga koha qe kam per ty dhe per femijet e kesaj zone,per te bere qe te kene rruge,qe te kene uje neper shtepira. Per te bere qe shkollat e tyre te kene dritare e ngrohje.
Per ti ndihmuar qe ata qe kane ikur te kthehen,e ata qe kane mbetur te mos ikin.
Ndaj me fal bir qe sot mungova ne festen tende.



















