Connect with us

Kosovë

Kosovë/ Sot 103 persona të vaksinuar me sëmundje kronike në sallën “1 Tetori”

Published

on

Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, këtë të diel, janë vaksinuar 103 persona me sëmundje kronike.

Kështu ka bërë të ditur, koordinatori i qendrës së vaksinimit, Niman Bardhi, i cili tha se në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike, njofton Klan Kosova.

“Sot është dita e tretë me radhë sa i përket vaksinimit të personave me sëmundje kronike të moshës 75-79 vjeç, deri në këtë moment që po flasim sot janë 103 persona të vaksinuar”.

“Kurse, nga data 8 prill kur ka filluar vaksinimi, 2,333 persona kanë marrë vaksinën,  ndërsa deri tani, në tri ditët e fundit janë vaksinuar 827 persona me sëmundje kronike”, tha ai.

The post Sot 103 persona të vaksinuar me sëmundje kronike në sallën “1 Tetori” appeared first on Klan Kosova.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com