Connect with us

Lajme

S’kishte frikë nga burgu, por sot është në Shutkë, Mijallkovi mund të “flejë” prapa grilave së paku 20 vjet

Publikuar

“A frikësoheni nga burgu?
Prej burgut?
Këtë pyetje në adresë tjetër”, kështu u pyet në nëntor të 2018-s Sasho Mijallkovi.

Dikur thoshte se çështja e burgut është për dikë tjetër, por tani ish shefi i shërbimeve sekrete, Sasho Mijallkov gjendet prapa grilave në Shutkë.
Aty do të mbetet deri në plotfuqishmërinë e aktvendimit për lëndën “Thesari”.

Ndërkohë para dy muajve Mijallkovin gjykata e dënoi edhe me 12 vite burg për përgjimet e paligjshme. Por para se gjykata të thoshte fjalën e fundit, Mijallkov u zhduk për disa ditë, e policia nuk mundi ta gjente në asnjë vend ku dyshohej se mund të ishte.

Derisa për të u shpall edhe fletarrestim ndërkombëtar, ai vetë u shfaq në prokurori për të marrë vendimin për arrest shtëpiak.

-Mbeteni në Maqedoni?
-Po.
-Do të arratiseni?
-Jo, ai që më njeh e di që unë kur e jap fjalën atë nuk e shkeli. Unë publikisht e dhashë fjalën që asnjëherë nuk do të iki. Ndodhi kjo, një ditë në izolim dhe ja po e shihni u krijua situatë e pakëndshme.

Mijallkov pothuajse në të gjitha lëndët e ish PPS, akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe marrje të dhuratës për ndikim të kundërligjshëm. E për ndikim të kundërligjshëm në 2019-të Mijallkov u dënua në lëndën Titanik 2, me 3 vite burg. Sipas aktakuzës, Mijallkov, duke e shfrytëzuar fuqinë e vet dhe raportet e afërta me liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, në vitin 2013-të, është paraqitur te Thaçi dhe i ka kërkuar, që anëtari i KSHZ-së nga PDSH-ja, Bedredin Ibraimi të votojë për shkatërrim të votimit në vendvotimin në Strumicë, edhe pse për atë nuk ka pasur bazë. Por gjykata e Apelit e shfuqizoi dënimin, duke e rikthyer lëndën në rigjykim.

Për Mijallkovin është edhe një lëndë gjyqësore pa epilog. Lënda “Tortura” në të cilën Mijallkov është i akuzuar i parë për arrestimin e Lube Boshkovskit është ende në procedurën e prezantimit të dëshmive. Nga gjithsej 26 lëndët e ish PPS, Mijallkov është i akuzuar në 4 prej tyre. Për Në 3 lëndë ka aktvendim, por ende nuk janë të plotfuqishme. Sipas dy aktgjykimeve të fundit Mijallkov do të duhet të mbetet 20 vjet në burg./tv21/

Shqipëri42 minutes ago

“Detajet e dosjes së Vlora Hysenit, SPAK po bën një gjyq publik”- Rexhaj: Po tentohet të bindet publiku për fajësinë e protagonistëve

Lajme2 hours ago

Kurti takon Mickoskin në New York: Diskutuam për tunelin Prizren-Tetovë dhe sigurinë energjetike

Maqedoni3 hours ago

Ajdini: Beteja për ish-krerët e UÇK-së duhet të jetë juridike, jo folklorike

Shqipëri3 hours ago

Ish-producenti hollivudian Harvey Weinstein dënohet me 15 vite burg për sulmin seksual ndaj asistentes në 2006-ën!

Lajme4 hours ago

Gashi: Kontratën me Zotin, 100% me vdekë për liri – le ta gëzojë kush të dojë, por mos ta shajnë ushtarin që ishte aty

Maqedoni5 hours ago

Policët fjetën në arë për disa ditë, zbuluan plantacionin e kanabisit

Shqipëri5 hours ago

Ish-prokurori Beci ngre dyshimet pas aksionit të SPAK: A po përdoren dosjet për përplasjen e klaneve brenda ekzekutivit?

Lajme6 hours ago

Kush është Altin Dumani, dibrani sy patrembur që u ka futur ethet politikanëve: i vetmi prokuror që çoi në burg zyrtarë të lartë

Kosovë6 hours ago

Haxhiu: Kuvendi në seancën e parë të ndryshoj ligjit për Gjykatën Speciale dhe të rris mbështetjen financiare për 4-shen e UÇK-së

Lajme6 hours ago

Jakup Huseini: Tenova tashmë e dha fjalën, në Bërvenicë ndryshimi po vjen

Maqedoni6 hours ago

Alarm në Llopat të Kumanovës: Nxënësit mësojnë nën kulm kancerogjen!

Maqedoni7 hours ago

Kurti pas takimit me Mickoskin në New York: Hapa konkret për tunelin Prizren-Tetovë dhe bashkëpunimin energjetik

NA NDIQ NË FACEBOOK