Lajme
Shqipëria voton, qytetarët presin të ketë më shumë qetësi

Qytetarët e Shqipërisë sot votojnë për Parlamentin e ri dhe Qeverinë e re.
Ekipi i Klan Kosovës po qëndron në Gjimnazin Andon Zako Çajupi, në Tiranë e cila është edhe qendra më e madhe e votimit në Shqipëri për të përcjell ecurinë e procesit.
I pari që ka votuar është presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta.
Votën e tij e ka hedhur edhe kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
E për të votuar ka shkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, subjekti i së cilës garon me tre deputetë në Shqipëri.
Nga ana tjetër qytetarët shqiptarë presin që të ketë më shumë qetësi dhe punësim.





















