Connect with us

Lajme

Shqipëria siguron nga BE edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer

Published

on

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria ka siguruar edhe 145 mijë doza të vaksinës Pfizer nga kontrata e Bashkimit Europian me gjashtë vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Rama tha se nga 651 mijë doza të vaksinës Pfizer që Bashkimi Europian do të ndajë në rajon, Shqipëria ka arritur që të sigurojë dozën e dytë më të madhe me plotë 145 mijë vaksina, transmeton Klan Kosova.tv.

“Shumë faleminderit Komisionit Europian, Presidentes Von der Leyen, Komisionerit Varheley dhe ambasadorit Soreca, që e dëgjuan, respsektuan e përsëri po e ndihmojnë Shqipërinë, si miq të çmuar të këtij popull”, ka shkruar Rama në llogarinë e tij në Facebook.

Kujtojmë se me datë 19 të këtij muaji, në Shqipëri kanë arritur edhe tetë mijë e 190 doza të vaksinës Pfizer, duke e çuar numrin e vaksinave të arritura në 703 mijë e 550 doza.

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com