Connect with us

Religjion

Shqipëria, e para në rajon për menaxhimin e pandemisë

Publikuar

më

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, janë vaksinuar deri tani në rreth 320.000 persona.

Procesi i vaksinimit masiv ka vijuar në të gjithë Shqipërinë me kalendar të kombinuar, për të moshuarit +60 vjeç dhe punonjës të shërbimeve kritike.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë territorin shqiptar.

“Kemi kaluar 300 mijë vaksinime”, deklaroi pak ditë më parë kryeministri Edi Rama, ndërsa shtoi se jemi në vend të parë në rajon për sa i përket menaxhimit të pandemisë dhe në vend të dytë për sa i përket vaksinimit masiv.

“Ne kemi qenë vendi i dytë në Europë që kemi bërë mbylljen e shkollave. Italia dhe ne dhe Rumania në një ditë. Ne prandaj shpëtuam se u mbyllëm se këtu do ishte bërë kataklizëm nëse ne nuk do kishim bërë mbylljen e shpejtë dhe nëse ne nuk do ishim të përgatitur nëpër spitale”, tha Rama.

Rama u shpreh se ekziston një debat i madh botëror për ekuilibrin mes mbylljes dhe njëkohësisht ruajtjes së ekuilibrave psikologjikë dhe ekonomikë të vendit.

“Në raport me Britaninë ne i kemi shifrat ku e ku më të mira, flas në krahasim për frymë. Në raport me Britaninë menaxhimi është ku e ku më i mirë. Britania pastaj hyri në një avantazh të mirë me të gjithë, jo me ne se kush jemi ne, por me të gjithë, sepse Britania siguroi vaksinimin masiv, duke mos qenë pjesë e BE-së dhe nuk i besoi mekanizmit të BE-së dhe ky ishte avantazhi i Britanisë. Ndërkohë që krahasimi me ne nuk vlen fare”, tha Rama.

“Ne këtu në rajon vazhdojmë mbetemi në vendin e parë për gjithë menaxhimin, ndërkohë që për vaksinimin Serbia filloi para nesh dhe dihen arsyet. Ne jemi të dytët dhe askush nuk ka hyrë në vaksinimin masiv. Sot që flasim kemi kaluar 300 mijë vaksinime”, tha Rama.

(TRT)

Lajme38 minutes ago

Çitaku pret në takim një delegacion nga IRI: PDK po hyn në një periudhë të rëndësishme, do ta zgjedhë lidershipin e ri

Lajme41 minutes ago

Arkin Jahijin mirëpritet me tortën “Mirë se erdhe kryetar” në komunën e Bërvenicës

Lajme43 minutes ago

37-vjeçari nga Tetova dërgohet pa shenja jete në spital, mjekët konstatojnë vdekjen

Maqedoni44 minutes ago

Fillkov: Provimi i jurisprudencës të mbahet vetëm maqedonisht, zgjidhja e Shasivarit është hibride

Maqedoni52 minutes ago

Qindra foshnja lindin para kohe në Shkup, mjekët në betejë të përditshme për jetën e tyre

Bota1 hour ago

VIDEO/ Kasafortë që hapet përmes fytyrës, prokurorët zbulojnë “thesarin” në vilën e ish-presidentit të Paraguajit

Maqedoni2 hours ago

Shkup, 31-vjeçari sulmon prindërit në shtëpi – babai e denoncon në polici

Bota2 hours ago

Mes Biblës dhe Kuranit, NYT: Nicolas Maduro i është drejtuar fesë dhe ka humbur shumë peshë

Maqedoni2 hours ago

Nga 1 dhjetori ndryshojnë rregullat për pushimin mjekësor: pas pesë ditësh kërkohen kontrolle shtesë

Maqedoni2 hours ago

LSDM: Nuk po përhapim panik, kemi paralajmëruar për “Alta Bankën” që nga dhjetori, qeveria është në panik

Lajme2 hours ago

Taksisti i SCAN Taxi i shmanget kontrollit të policisë në Prishtinë, tentoi të ikë edhe në këmbë- i gjenden mbi gjysmë kilogrami marihuanë

Lajme2 hours ago

Gjendet i shtrirë një burrë në Prishtinë, ndërron jetë në QKUK – Trupi dërgohet në IML për obduksion

NA NDIQ NË FACEBOOK