Connect with us

Lajme

SHBA angazhohet për partneritet strategjik me Jordaninë

Publikuar

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken në një bisedë telefonike me mbretin jordanez, Abdullah II ka përsëritur angazhimin e vendit të tij për partneritetin strategjik me Jordaninë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price në një deklaratë me shkrim njoftoi se sekretari Blinken zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin Abdullah II.

“Sekretari përsëriti angazhimin e SHBA-së ndaj partneritetit strategjik me Jordaninë dhe përgëzoi mbretin Abdullah për udhëheqjen që ka kryer për të inkurajuar paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme”, tha Price.

Ai tërhoqi vëmendjen se SHBA-ja i kushton rëndësi marrëdhënieve afatgjata dhe bashkëpunimit dypalësh me Jordaninë.

Ditë më parë edhe presidenti amerikan Joe Biden zhvilloi një bisedë telefonike me mbretin Abdullah.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK