Lajme
Sela: Kemi arritur marrëveshje për temat që kemi hapur për shtetësinë

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka njoftuar se është arritur marrëveshje për temat që i ka hapur koalicioni ASH-AAA për Ligjin për shtetësi.
“Jemi në rrugë të mbarë për një pjesë të gjërave që i kemi hapur si tema dhe kemi arritur marrëveshje. Por tani duhet edhe një herë ti rishqyrtojmë të gjitha pikat e ligjit, në mënyrë që të kemi një variant final që të dalim dhe t’ua japim edhe mediave që të kenë të qartë se cili është varianti final i Ligjit të dakorduar për shtetësi”, tha Sela, transmeton TV21.
Beson se në fillim të javës së ardhshme do të jetë gati teksti me zgjidhjen finale.
Ka kërkuar që të mos kërkohen detaje, pasi siç thotë, “interesi i tyre është të zgjidhin problemin e qytetarëve”.






















