Connect with us

Lajme

Sela dhe Gashi pas takimit: Jemi në rrugë të drejtë për zgjidhje të shtetësisë

Publikuar

Edhe lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe i Alternativës, Afrim Gashi kanë deklaruar, se takimi i sotëm është në rrugë të drejtë për të gjetur zgjidhje për Ligjin për shtetësi.

“Jemi në rrugë të mirë për të gjetur zgjidhje të përbashkët”, tha Sela, transmeton TV21.

“Takimin e sotëm e vlerësoj mjaftë pozitivë. Gatishmëria jonë për të gjetur një zgjidhje po nuhatet nga ana tjetër mund të kuptohet si dorë e shtrirë”, tha Gashi.

Të njëjtën e ka deklaruar edhe kryeministri Zoran Zaev.

Që të tre, shprehën bindjen se deri në fund të kësaj jave do të ketë edhe zgjidhje ligjore për tekstin e dakorduar.

NA NDIQ NË FACEBOOK