Connect with us

SKENA

Sara sulmon Jasminën: M’u neverit që bëre sikur nuk e dije për helikopterin në takim

Publikuar

Takimi i Sarës dhe Princit me helikopter u vazhdua edhe sot pas debateve të forta të djeshme.

Princi risolli edhe një herë temën e helikopterit dhe pagesës së tij në takim, pasi Jasmina zbuloi dje se e kishte paguar ajo.

“Pronari i helikopterit është një shok i kunatit tim dhe unë doja ta bëja, por ne u vonuam aq shumë sa që ai u nevrikos dhe s’donte të na e linte takimin. Por e njihte dhe një shoqja Jasminës dhe bëri të mundur që takimi të bëhej,” tha Princi.

Ndërkohë ndërhyu edhe Sara e cila tha se ajo që iu duk më e shpifur në atë takim ishte shtirja.

“E di çfarë m’u neverit mua, që kjo Jasmina bëri sikur s’e dinte për helikopterin,” tha Sara.

Advertisement