Connect with us

Sport

Rummenigge: Bayerni kundër Superligës, nuk do të zgjidhë problemet financiare!

Publikuar

Bayern Munich nuk do t’i bashkohet 12 klube themueluese të Superligës Europiane për të marrë pjesë në këtë kompeticion pasi është kundër saj. Gjithçka e ka konfirmuar shefi ekzekutiv i bavarezëve Karl Heinz Rummenigge i cili ka shpjeguar edhe arsyet se përse Bayerni nuk e do këtë kompeticion.

“Bayern Munchen nuk mori pjesë në planifikimin e Superligës Europiane. Jemi të bindur se Champions League në futboll garanton një bazë të besueshme. Nuk mendoj se Superliga do të zgjidhë problemet financiare të klubeve evropiane të shkaktuara nga Covid-19. Të gjithë klubet në Evropë duhet të punojnë së bashku për të siguruar që pagat e lojtarëve dhe tarifat e agjentëve të rregullohen me të ardhurat në mënyrë që ta bëjnë futbollin evropian më racional”, u shpreh CEO i Bayern Munchen.