Connect with us

Sport

Rroca shënon me asist të Abazajt, Istanbulspor rigjen fitoren pas 4 ndeshjesh

Publikuar

Istanbulspori i jep fund “agjërimit” prej 4 ndeshjes pa fitore, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin 2-1 me përmbysje ndaj Tuzlasporit, në sfidën e zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “Necmi Kadioglu”.

Protagonist për klubin nga Stambolli ishte edhe fantazisti shqiptar Eduart Rroca, që shënoi golin e fitores, pas një asisti të marrë nga Kristal Abazaj, me të cilin ka qenë shok skuadre edhe te Luftëtari e Kukësi.

Thuram shënoi për Tuzlaspor në pjesën e parë, por një autogol dhe një gol i Rrocës në pjesën e dytë, bëri që rezultati të përmbysej dhe Istanbulspori të merrte tre pikë mjaft të rëndësishme, ndërsa vlen të theksohet se Tuzlaspor humbi edhe një penallti.

Kur kanë mbetur edhe 5 javë nga fundi i sezonit, Istanbulspor renditet në zonën e Play Off-it për t’u ngjitur në Superligën turke, por ka shanse që ta sigurojë edhe direkt një vend në elitë.

NA NDIQ NË FACEBOOK