Connect with us

Lajme

Revolta në Rinas/ Lihen të lirë 21 kontrollorë, tre prej tyre po merren në pyetje

Publikuar

Vetëm tre kontrollorë të trafikut ajror të Aeroportit të Rinasit po merren në pyetje në ambientet e Drejtorisë së Tiranës aktualisht.

Avokati i kontrollorëve të AlbControl, Rezart Kthupi, në një intervistë nga ambientet e jashtme të Drejtorisë së Policisë të Tiranës tha se që nga mbrëmja e djeshme janë shoqëruar 24 kontrollorë të cilët vetëm janë marrë në pyetje në lidhje me situatën.

Ai theksoi se prokuroria nuk mund t’i akuzojë për shpërdorim detyre, sepse kjo vepër kërkon që punonjësit të jenë pjesë e administratës dhe jo SH.A siç është AlbControl./ TCh

.

NA NDIQ NË FACEBOOK