Connect with us

Lajme

Rama harron të folurën e tij dhe i kthehet në akuza Metës: Gjuhë të neveritshme

Published

on

Kryeministri Edi Rama thotë se ka një Shqipëri në televizion dhe një Shqipëri reale. Për këtë të dytën, thotë se është krenar dhe se vendi ka hedhur bazat sipas tij, të një shteti dhe për t’u ngjitur më lart.

-Jeni përgjegjës për këtë Shqipëri që është sot?

Rama: Për Shqipërinë e vërtetë jam krenar. Kemi bërë aq shumë sa askush tjetër nuk ka bërë në të shkuarën për të vendosur bazat për t’u ngjitur më lart. Këtu flitet për bazat e një shteti ku të jetë shtëpia e të gjithë shqiptarëve. Kjo është Shqipëria e vërtetë.

Kryeministri Rama u ndal edhe tek akuzat e Presidentit Ilir Meta, duke theksuar se Presidenti i një vendi nuk mund të flasë në këtë gjuhë.

“Në qoftë se ka një shqiptar që nuk duhet të flasë për blerje votash është Ilir Meta sepse institucionin e blerjes së votës e ka krijuar dhe stimuluar Ilir Meta dhe është përdorur masivisht nga partia e Ilir Metës. Kjo nuk është akuzë penale. Nuk po them se ka dalë Ilir Meta personalisht për të blerë vota. Për Presidentin, është e turpshme dhe e neveritshme që të flasë me atë gjuhë. Presidenti është njeriu që duhet të flasë i fundit. Në një end që shëmbëlltyra e anormalitetit është Ilir Meta”– u shpreh ai në Euronews.

.

Advertisement


Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com