Connect with us

Lajme

Protesta e punonjësve në Rinas bllokon punën, anulohen të gjitha fluturimet

Published

on

Të gjitha fluturimet përmes aeroportit të Rinasit janë anuluar deri nesër në orën 10:00.

Ky njoftim është dhënë nga Organizata Ndërkombëtare e Aviacionit Civil.

Kjo situatë vjen pas revoltës së punonjësve të kompanisë AlbControl, që është në funksion të aeroportit.

Punonjësit kanë dalë në protestë për shkak se janë paguar vetëm 72% të pagave, ndërsa kërkojnë respektimin e kodit të punës, kushte që zbatoheshin edhe para pandemisë.

Sipas informacioneve, ata do të vijojnë edhe me lëvizje të tjera duke bllokuar edhe trafikun ajror.

Kërkesat e tyre:

Rikthim i kolegëve në punë;

Shfuqizim i vendimeve të bordit;

Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;

Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;

Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

Edhe vizita e ministres së Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku në aeroportin e Rinasit, për të rënë dakord në një pikë të përbashkët, ishte pa rezultat.

Ndërprerja e punës preku dy fluturime, atë të “Aegean Airline” me destinacion Athinë-Tiranë dhe Air Albania me destinacion Stamboll-Tiranë, ku “Aegean Airline” u detyrua të rikthehej sërish në Athinë.

 

.

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com