Lajme
Prokuroria kryen bastisje në shtëpinë e Rashkovskit

Prokurorja për ndjekje të kr imit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskovska ka konfirmuar për “360 gradë”
se po mblidhen prova si pjesë e procedurës para-hetimore për rastin e prokurorimit të softuerit për siguri në trafik, transmeton Alsat.
Bastisje po kryhen në kompaninë “Inovka Group”, kompani kjo nga e cila Qeveria siguroi softuerin, por edhe në shtëpinë e ish sekretarit të përgjithshëm, Dragi Rashkovskit.
Ndryshe, për prokurorimin e softuerit në vlerë prej rreth 81.000 eurosh, softueri ishte angazhuar vetë Rashkovski.
















