Sport
Prishtina mposht Ballkanin në Suharekë, “ndizet” gara për titull!


Prishtina “trondit” Ballkanin brenda në Suharekë. Formacioni kryeqytetas fitoi 1-0 ndaj skuadrës së Bledi Shkëmbit në supersfidën e javës së 27-të të Superligës kosovare e fundit për fazën e 3-të, me Ballkanin që i dha mundësi Dritës të kryesojë e vetme me 3 pikë më shumë. Një autogol i Armend Thaçit në minutën e 35-të vendosi fatet e kësaj sfide me skuadrën e Zekerija Ramadanit që mori tre pikë të arta në garën për titull duke ngushtuar në vetëm 1 pikë diferencën me Ballkanin ndërkohë që mbetet -4 nga Drita kryesuese. Në ndeshjen tjetër të kësaj të diele Feronikeli “shkatërroi” Llapin duke e mposhtur me rezultatin e thellë 4-0.






















